WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
ReGister Nese Sje i regjistrumm

nga : HackeR-Besart
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
ReGister Nese Sje i regjistrumm

nga : HackeR-Besart
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

WwW.AlbaNiaN-Boys.tk


 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 SHIGJETARI 22/11-21/12

Shko poshtë 
AutoriMesazh
HackeR-Besart
Administrator
Administrator
HackeR-Besart


Numri i postimeve : 113
Web Page : 335
Join date : 13/11/2010
Age : 28

SHIGJETARI 22/11-21/12 Empty
MesazhTitulli: SHIGJETARI 22/11-21/12   SHIGJETARI 22/11-21/12 EmptyFri Dec 31, 2010 4:03 pm

- Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Shigjetarit.
Natyrë e shoqërueshme, spontane e bujare (shumë të sigurtë në vete) nuk kanë frikë të marrin iniciativa ambicioze. Besojnë në idealet e tyre dhe janë koherentë, duke e mbajtur ambientin që i rrethon të gjallëruar dhe humanisht pozitiv. Optimistë nga natyra, arrijnë të mbajnë të qëndrueshëm situatat kolektive duke i përballuar me ndershmëri e diplomaci. Në punë janë gjithmonë “në vijën e parë”, përherë dinamikë, të gatshëm të shfrytëzojnë suksesin për të arritur pozicione prestigjioze, të cilat i synojnë.

Shenja juaj do të jetë e interesuar nga lëvizjet e ndryshme planetare, përjashtim bën planeti Pluton, i cili tranzit në shenjën tuaj do t’i interesojë vetëm të lindurve nga data 9 deri në 13 dhjetor, ndërsa Neptuni, akoma në kënd me shenjën tuaj, do ta mbajë të hapur mendjen tuaj ndaj ideve e projekteve të reja. Të shohim pra se ç’do të ndryshojë. Urani, ndërmjet marsit e shtatorit do t’ju rrijë pranë, sidomos nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë. Jupiteri, përkundrazi do të jetë shumë bujar deri në fund të gushtit, vetëm në periudhën në vazhdim do të spostohet në një pozicion më pak të drejtëpërdrejtë me ju. Pra, fati do të jetë me ju në pjesën e parë të vitit. Janari dhe shkurti do të jenë muajt më intensivë e të pasur me të reja, me Venusin e Marsin në shenjë, që do t’i bashkohen Plutonit e do të formojnë lidhje harmonike me Jupiterin, Uranin e Neptunin. Evenimentet më të rëndësishme do të jenë pikërisht në këtë periudhë e të gjithë do të ndihen të gëzuar, qoftë për sferën afektive ashtu edhe për atë praktike, sidomos për të lindurit e mesit të dhjetorit. Gjysma e dytë e vitit do të jetë e karakterizuar nga një klimë e trazuar, për faj të Marsit që, nga mesi i qershorit deri në mes të dhjetorit do të ndihet jo harmonik në shenjë. Ruani kontrollin e reagimeve tuaja, pa e lëshuar veten që t’ju rrëmbejë puna. Kujdes edhe shëndetin, evitoni pakujdesitë e çdo lloji. Në gjysmën e dytë të qershorit do të ketë të reja të paparashikuara për të lindurt e nëntorit, por vera do të ofrojë raste të mira për të lindurit e dhjetorit. Në nëntor do të jetë një klimë mjaft e shqetësuar, me tensione, ndryshime në jetën afektive dhe në fushën e miqësisë. Duhet të bëni kujdes gjatë udhëtimeve apo nëse praktikoni sport ose ndonjë aktivitet me rrezik.

- Dashuria
Përsa i përket sektorit sentimental do të jetë gjysma e parë e vitit ajo që do të jetë më e favorshmja e më e mbara.
Viti hapet më Hënën në shenjën tuaj e cila është sigurisht një planet shumë i mirë. Në janar e në shkurt do të përjetoni situata të mrekullueshme, falë Venusit e Marsit në shenjë, të cilët do t’i bashkohen Plutonit. Do të jetë pra një periudhë me të vërtetë e lumtur për dashurinë. Gjysmën e dytë e vitit, me Marsin në aspekt negativ, mund të tregoheni më të ndjeshëm ndaj rutinës së përditshme. Përveç të tjerave, ndonjë ndodhi e paparashikuar mund të ndryshojë projektet tuaja.

- Shëndeti
Forma psikofizike do të jetë mjaft e mirë në pjesën e parë e vitit.
Në pjesë e dytë, me Marsin e Jupiterin negativë, duhet të jeni më të kujdesshëm.
Përpiquni pra, të evitoni stresin, sportet e rrezikshëm dhe të ngrënit e tepërt.

- Puna
Falë mbështetjes së shumë yjeve në favorin tuaj, sektori profesional do të jetë mjaft i favorshëm, sidomos në pjesën e parë të vitit, kur Jupiteri në aspekt harmonik do t’ju garantojë sukses e fat.
Në pjesën e dytë të vitit duhet të jeni më të preokupuar në punën tuaj e të vlerësoni mirë çdo iniciativë përpara se të merrni një hap.
Nëse ju dalin përpara aktivitete të rrezikshme, veproni me shumë kujdes dhe mos jini impulsivë.

- Paratë
Pjesa e parë e vitit do të jetë mjaft pozitive për sektorin tuaj financiar; përfitoni që të vini ndonjë para mënjanë për t’i pasur në muajt në vazhdim.
Marsi e Jupiteri ju këshillojnë të tregoheni të kujdesshëm në çështjet ligjore dhe të respektoni impenjimet fiskale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albanian-boys.tk
 
SHIGJETARI 22/11-21/12
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk :: Interesante ..! :: Horoskop .-
Kërce tek: