WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
ReGister Nese Sje i regjistrumm

nga : HackeR-Besart
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
ReGister Nese Sje i regjistrumm

nga : HackeR-Besart
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

WwW.AlbaNiaN-Boys.tk


 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kredia për Greqinë, BE shtyn afatin e shlyerjes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
HackeR-Besart
Administrator
Administrator
HackeR-Besart


Numri i postimeve : 113
Web Page : 335
Join date : 13/11/2010
Age : 28

Kredia për Greqinë, BE shtyn afatin e shlyerjes Empty
MesazhTitulli: Kredia për Greqinë, BE shtyn afatin e shlyerjes   Kredia për Greqinë, BE shtyn afatin e shlyerjes EmptySat Dec 04, 2010 4:03 pm

Greqia e konsideron si një frymëmarrje lehtësuese vendimin e pritshëm të vendeve të eurozonës që kredia prej 110 miliardë eurosh të shlyhet për një periudhë më të gjatë kohore. Zyrtarët grekë thonë se thuajse kanë siguruar dyfishimin e kohës së shlyerjes së kredisë që iu akordua në muajin maj, në kuadër të mekanizmit të ndihmës të Bashkimit Evropian.

Sipas komisionerit evropian për Financat Ollie Rehn, vendimi do të merret muajin e ardhshëm. Ai shtoi se vendimi do të jetë shumë i rëndësishëm për të mbajtur nën kontroll borxhin e Greqisë.Por analistët kanë vënë në dukje se qeveria nuk ka asnjë hapësirë për të ulur ritmet e reformave, teksa rreziku i falimentimit, ndonëse largohet, mbetet gjithsesi evident.

Duke komentuar lajmin, ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstandinu, tha se vendimi i pritshëm i eurozonës ishte një frymëmarrje për Greqinë."Është një moment i rëndësishëm, për disa arsye: së pari, pse përbën një vlerësim të përpjekjeve që kemi bërë dhe i jep një frymëmarrje vendit tonë," thotë ministri grek i financave.

"Më tej, u jep sinjal tregjeve ndërkombëtare mbi fizibilitetin e përpjekjeve tona," u shpreh ai. Në bazë të memorandumit të nënshkruar me Komisionin Europian, Bankën Qendrore Europiane dhe FMN-në, Greqia duhej ta shlynte kredinë brenda pesë viteve, duke filluar nga 2014. Nëse eurozona e miraton vendimin për shtyrjen e afatit, gjë që konsiderohet e sigurt, shlyerja do të bëhet për 11 vjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albanian-boys.tk
 
Kredia për Greqinë, BE shtyn afatin e shlyerjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk :: LAJME :: Lajme-
Kërce tek: