WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
ReGister Nese Sje i regjistrumm

nga : HackeR-Besart
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
ReGister Nese Sje i regjistrumm

nga : HackeR-Besart
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

WwW.AlbaNiaN-Boys.tk


 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 PESHQIT 19/02-20/03

Shko poshtë 
AutoriMesazh
HackeR-Besart
Administrator
Administrator
HackeR-Besart


Numri i postimeve : 113
Web Page : 335
Join date : 13/11/2010
Age : 28

PESHQIT 19/02-20/03 Empty
MesazhTitulli: PESHQIT 19/02-20/03   PESHQIT 19/02-20/03 EmptyFri Dec 31, 2010 4:05 pm

- Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Peshqve.
Evidente është inteligjenca e dallueshme dhe e përshtatshme me çdolloj situate, gjë që i lejon t’i përballojnë me lehtësi çdo vështirësi që u del në jetë. Bujarë, të disponueshëm e të ndjeshëm në lidhje me të tjerët, por jo gjithmonë i besojnë këshillat që ata vetë ua japin të tjerëve. Tepër të ndjeshëm dhe tepër emotivë arrijnë të kombinohen mirë me të lindurit e shenjës së Virgjëreshës, Bricjapit dhe Demit. Femrat e kësaj shenje shprehin një sens të mirë të ritmit e muzikalitetit.

Ky do të jetë për ju një vit me plot të reja. Urani është duke e lënë shenjën e Akuariumit dhe nga mesi i marsit deri në mesin e shtatorit do të bëjë një parakalim të shpejtë, duke ju mbështetur në çdo moment. Urani, për të lindurit e shkurtit, do të mund t’ju ndryshojë jetën. Të lindurit e dhjetëditëshit të tretë e dinë se do të kenë një fillimviti mëse impenjativ, për shkak të pozicionit të Saturnit, por që duke filluar nga ditët e para të qershorit gjërat do të përmirësohen ndjeshëm, sepse Saturni do të formojë një trekëndësh të bukur. Të lindurve të shkurtit dhe atyre të ditëve të para të marsit, Saturni do t’i ofrojë mbështetje dhe këshilla, gjëra të cilat do të kenë me të vërtetë nevojë. Marsi, nga ana e tij, do t’ju mbështesë nga mesi i qershorit deri në mesin e dhjetorit, duke ju pajisur me një energji të madhe dhe me një dëshirë të madhe për të vepruar, por megjithatë ju duhet të jeni të reflektueshëm në maksimum. Ju, që keni lindur në shkurt kini parasysh që: Marsi në shenjën e Peshqve në pjesën e dytë të qershorit, do të bashkohet me Uranin, në kënd do të ketë edhe Saturnin, dhe kjo do të jetë periudha më e mirë për të realizuar qëllime të rëndësishme, ndërsa në korrik Marsi dhe Urani do të formojnë një trekëndësh me Venusin, duke vënë në plan të parë dashurinë, duke organizuar takime ose edhe ndonjë “goditje rrufeje”. Edhe një kombinim tjetër do të formohet në muajin gusht, ndërmjet Marsit e Saturnit, kombinim që do të përsëritet edhe në muajin nëntor, dhe kjo do të mbajë lart shanset tuaja, imazhin tuaj profesional, objektivat tuaja. Jupiteri në fund të gushtit do të vendoset kundër Uranit, ndërsa në shtator e nëntor, kundër Marsit. Kjo do të thotë që këto periudha do të jenë mjaft të shpërndara dhe të lodhshme, prandaj kujdes. Kuadrati që do të formohet në nëntor, me Marsin, Plutonin, Venusin dhe Mërkurin, do të influencojë si në jetën praktike ashtu edhe në atë sentimentale. Për këtë, duhet të tregoheni të kujdesshëm në shpenzime dhe në dashuri, nëse nuk doni të keni komplikime. Viti 2003 do të mbyllet për ju me një ngjarje të rëndësishme: Urani do të hyjë përfundimisht në shenjën tuaj më 30 dhjetor, duke ju premtuar që surprizat më të mëdha duhen pritur edhe pak.

- Dashuria
Shumë të reja do të ketë për ju këtë vit.
Duke u nisur nga ditët e para të Marsit, Urani do të hyjë në shenjë, duke ndikuar në jetën sentimentale të të lindurve të shkurtit, dhe do të qëndrojë deri në shtator.
Në muajin prill, me Venusin në shenjë, dashuria do të marrë një rol të dorës së parë, ku nuk do të mungojnë takimet e rëndësishme dhe dashuritë me shikim të parë.
Në qershor, Saturni do të spostohet në një aspekt harmonioz, duke i dhënë stabilitet disa historive dhe në të njëjtën kohë Marsi në shenjë do t’ju bëjë të ndjeheni mjaft dinamikë.

- Shëndeti
Pjesa e parë e vitit do të rrjedhë mjaft qetësisht.
Në pjesën e dytë, Marsi në shenjë për një periudhë të gjatë do t’ju bëjë të ndjeheni të mërzitur e pak të stresuar; duhet të praktikoni ndonjë lloj sporti për të rigjallëruar energjitë tuaja e për të mbajtur trupin në formë.
Në muajin shtator përkundrazi, duhet të tregoni mjaft kujdes për shëndetin tuaj: përpiquni të ndiqni një dietë me ushqime të shëndetshme.

- Puna
Viti 2003 do të jetë për ju një vit me të vërtetë shpërthyes.
Urani do të spostohet në shenjën tuaj duke filluar nga marsi e deri në shtator, ndërsa Marsi do të qëndrojë në shenjë për një periudhë relativisht të gjatë, konkretisht nga 18 qershori deri në 16 dhjetor, duke ju bërë të ndiheni mjaft të gjallë.
Do të keni pra mundësinë e rinovimit në punën tuaj, duke arritur rezulatet të larta.
Përveç kësaj, duhet të përpiqeni të mos tregoheni të paduruar dhe impulsivë, përndryshe rrezikoni të përmbysni gjithçka.
Saturni e Plutoni, së bashku në pjesën e parë të vitit, nuk do të tregohen shumë bujarë me ju, kështu që ka mundësi të kërkoni të ndërroni punë, të stimuluar edhe nga influenca e Uranit.

- Paratë
Ky nuk do të jetë një vit shumë i qëndrueshëm nga ana financiare.
Planetë të shumtë do të sjellin në shenjën tuaj shumë dinamizëm. Në çdo rast Venusi, planeti që ju sjell fat, do t’i shtojë dhuratat për ju duke filluar nga data 28 mars deri në 21 prill dhe do t’ju ofrojë mundësinë për të përfituar nga situata financiare të favorshme.
Kujdes duhet të keni në pjesën e dytë të vitit, kur Jupiteri, kundër shenjës tuaj, mund të kursehet në mbështetjen ndaj jush.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albanian-boys.tk
 
PESHQIT 19/02-20/03
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk :: Interesante ..! :: Horoskop .-
Kërce tek: