Një raketë indiane, e cila mbante një satelit komunikimi që do të lëshohej në orbitën e Tokës, shpërtheu në ngritje pak pas mesditës. Raketa u shndërrua në një vijë tymi dhe zjarri, pas lëshimit nga baza e Sriharikotës, 80 kilometra nga qyteti i Çenait. E gjithë “shfaqja” u transmetua në mënyrë të drejtpërdrejtë nga televizioni shtetëror. Agjencia e Lajmeve Indiane bëri të ditur se një problem në motorë besohet se shkaktoi shkatërrimin. Lëshimi ishte programuar për të ndodhur në datën 20 dhjetor, por ishte shtyrë pasi inxhinierët zbuluan një rrjedhje karburanti në një prej motorëve të prodhuar në Rusi. India ka paraparë të lëshojë misionin e tij të parë me njerëz brenda një rakete në vitin 2016. Alsat-M