Nëse jeni pyetur se çka kanë të përbashkët Justin Bieber dhe Beshiktash, përgjigjen mund ta gjeni në raportin e Google për emrat dhe nocionet më të kërkuara në këtë kërkues interneti gjatë vitit 2010.
Google ka analizuar me miliarda kërkime dhe i ka krahasuar ato rezultate me vitin 2009 për të identifikuar trendet.
Është interesante se klubi turk i futbollit Beshiktash me numrin e klikimeve gjendet menjëherë pas tërmetit në Haiti, i cili është në vendin e parë sa i përket kërkimit të lajmeve nga ana e përdoruesve të internetit në botë.
Vizitorët Google i ka interesuar edhe rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës, pastaj pluhuri vullkanik në Islandë, dieta r e Hcg, sëmundja e kolerës që u shfaq tash së fundi në Haiti...Në mesin e më të kërkuarave është edhe pyetja “si të përgatisë sushi", por në gjuhën ruse, pastaj starleta e njohur televizive Kim Kardashian, këngëtarja Katy Perry, Eminemi...