BMW X3 i ri prezanton pasardhësin e modelit tejet të shitur dhe është prodhuar për të krijuar një dimension të ri në kënaqësinë e vozitjes në klasën e makinave sportive të terrenit.
Ndryshe nga modeli paraprak, X3 i ri vendos kufij të ri sa i përket efikasitetit, derisa në të njëjtën kohë e rrit rehatinë në vozitje. Dizajni i BMW X3 të ri, paraqet kombinimin e BMW-s tipike nga seria X dhe siluetat e tërhequra në mënyrë dinamike.
Falë brendisë gjithëpërfshirëse dhe nivelit të lartë të përshtatjes së interierit, është e mundur përshtatja e rehatisë së rrugëtimit si dhe kapacitetet e transportit, kështu që përmbushin çdo nevojë. Teknologjia e tërheqjes me katër rrota xDrive, jo vetëm që i jep tërheqje të optimizuar, por në veçanti është përshtatur që të mundësojë dinamikë të shtuar në vozitje. BMW X3 e re ofron kualitetet më bashkëkohore në përputhje me gjithanshmërinë e pa kompromis, duke bashkuar kënaqësinë në vozitje, me rehatinë, funksionalitetin dhe elegancën.