Sumuesi uruguajan Luis Suarez, ka shprehur dëshirën për të luajtur në kampionatin spanjoll. Kapiteni i Ajax dhe një nga lojtarët më të spikatur të botërorit të Afrikës, u shpreh: “Do doja që viti 2010 të mos mbaronte kurrë. Përjetova shumë emocione të bukura, sidomos në Botëror ku me Uruguajin arrita gjysmëfinalet.”
23-vjeçari ka edhe dy vite e gjysmë kontratë me ekipin hollandez të Ajax, por në mendjen e tij është kampionati spanjoll.
“Dua të ndryshoj ambjent. Dua të përmirësohem gjithmonë e më shumë dhe në Hollandë ka ardhur momenti që nuk mund ta bëj më këtë gjë. Do doja të luaja në kampionatin spanjoll, por kjo gjë nuk është vetëm në dorën time”, deklaroi Luis Suarez.