Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, ka pohuar se ai është duke u kënaqur maksimalisht me jetën në Madrid, te klubi i cili thotë se është më i miri në botë.
“Unë jam adaptuar shumë shpejtë që prej se erdha këtu. Unë kam pasur mbështetjen e familjes dhe gjithçka shkoi pa problem. Gjithçka duket familiare. Stërvitjet janë serioze, por ne kënaqemi edhe jashtë fushës”.
“Jam shumë i lumtur që iu bashkova klubit më të madh në botë, por unë kam ende ëndrra të cilët dua t’i realizoj. Unë nuk kam fituar asnjë titull ende, ndërsa Mourinho më ka thënë se më dëshiron në ekip me çdo kusht. Ai më bindi mua dhe ja ku jam. Real Madridi dëshiron të arrijë suksese dhe kjo është e mundur vetëm nëse të gjithë në ekip përkrahin njëri tjetrin”, u shpreh Ozil.