Kultivuesit e duhanit nga rajoni i Prilepit vazhduan protestën edhe sot. Ata kërkuan kërkuar çmim më të lartë për blerjen e duhanit dhe vlerësim real për cilësinë e prodhimit të tyre. Thonë se nuk janë të kënaqur me premtimet e ministrit të Bujqësisë Lubço Dimovski. Prandaj përsëritën edhe një herë qëndrimin e tyre se përderisa nuk arrijmë marrëveshje për çmimin që e kërkojnë, do të vazhdojnë me bllokimin e rrugëve.
“Çmimi i vitit të kaluar është i ulët në krahasim me shtrenjtimit e naftës dhe benzinës” tha Goce Trajkoski, prodhues i duhanit.
Ministri Dimovski sot duhet të takohet me blerësit. Më pas do ët duhet ët zhvillojë një takim edhe me kultivuesit e duhanit. Në rajonin e Prilepit sot ishin të hapura vetëm disa pika për shitje, në të cilat duhani shitej me çmim prej 140 deri 150 denar për kilogram, që është nën çmimin mesatar prej mbi 190 denar për kilogram.
Marija Dimitrovska