Mihael Valhofer ka triumfuar në garën e tretë të lëshimit në kuadër të Kupës së Botës që sot u zhvillua në Bormio të Italisë. Me këtë fitore austriaku është skitari i parë që arrinë deri te numri tre i fitoreve në këtë ski-qendër dimërore italiane. Valhofer deri tek fitorja e dytë këtë sezon erdhi me kohën prej 1 minutë, 59 sekonda e 66 të qindtat duke lënë pas zviceranin Silvan Curbrigen i cili për vetëm 0.08 të qindtat ishte më I ngadalshëm se fituesi, ndërkohë pas tyre me një ngecja prej 0.36 të qindtat nga fituesi u ndal italiani Krishtof Inerhofer. Në rënditjen e përgjithshme në kupës botërore në vendin e parë gjendet Curbrigen me 395 pikë, një më shumë se fituesi I garës së sotshme Valhofer.
Besnik Shabani