Agjenti i Jose Mourinhos, Jorge Mendes, thotë se rikthimi i klientit të tij te Inter nuk është gjë e pamundur…..
Interi së fundi ka pësuar një rënie të formës nën drejtimin e Rafa Benitez, i cili pasoi Mourinhon në karrigen e trajnerit. Por, spanjolli u shkarkua javën e kaluar dhe u zëvendësua nga ish-trajneri i Milanit, Leonardo, i cili ka nënshkruar marrëveshje deri në vitin 2012. Por, shpejt u paraqitën spekulime se Leonardo pas fundit të sezonit mund të fitojë pozitën e drejtorit dhe Interi ta angazhojë një emër tjetër si Fabio Capello ose Jose Mourinho. “Me Mourinhon gjithçka është e mundshme. Ai tani ka marrëveshje me Real Madridin dhe planifikon ta respektojë atë. Por nuk mund ta përjashtoj mundësinë e rikthimit të tij në Itali”, ka thënë Mendes, La Gazzetta dello Sport.“Jose sërish ta marrë nën drejtim Interin, nuk është ndonjë gjë e pamundur. E dimë se në futboll mjaftojnë pesë minuta që gjithçka të ndryshojë. Nuk mund të përjashtoj asgjë. Mourinho është gjeni, një trajner më ndryshe nga të tjerët, vërtet fantastik”, ka thënë Mendes në një prononcim tjetër për Fcinternews.it.