Deri në fund të këtij sezoni sulmuesi Ferhan Hasani do të mbetet tek Shkëndija e Tetovës. Lajmi u bë i ditur nga vetë sulmuesi “Kuq e zi”, i cili për ALSAT – M, tha se krahas ofertave të mira që kishte nga klube evropian dhe ato nga azia, pas bisedës me drejtuesit e klubit, ka vendosur që ti mbetet besnik Shkëndisë deri në fund të sezonit. Sulmuesi 19 –vjeçar Hasani në sezonin vjeshtor ishte njëri ndër futbollistët më të mirë në kampionatin vendor, ndërsa në fanellën e Shkëndisë, arriti të shënojë tre gola. Lajmet e fundit nga Shkëndija, thonë se këtë skuadër nga futbollistët që luajtën në vjeshtë, asnjë nuk ka paralajëmruar se do të ik në merkaton e dimrit.