Mbyllet ndeshja hapëse për javën e 15 të kampionatit italian të futbollit ku u përballën midis tyre Lazio dhe Interi. Nuk ka qënë aspak si sfida e vitit të kaluar ku përcaktonte dhe fituesin e kampionatit, në të cilën Lazio I dhuroi një fitore 2-0 zikaltërve. Kësaj rradhe kanë qënë lacialët ata që kanë dalë fitimtarë duke luajtur një ndeshje të madhe dhe të denjë për një pretendente për titullin.
Ndeshja nis me Lazion kërkuese dhe Interin të pavendosur mirë në fushë dhe në pritje. Në mintën e 27 Biava kalon kryeqytetasit në avantazh pas një rrëmuje në zonë nga një goditje këndi dhe me rezultatin 1-0 mbyllet pjesa e parë.
Pjesa e dytë nis si e para ku në minutën e 52, Zarate dyfishon dhe shuan shpresat e Interit për të barazuar, shpresa të cilat do të ringjallen në minutën e 74, ku Pandev shkurton diferencën nga një gjuajtje brenda zone.
Pikërisht kur Interi po mendonte të hidhej me të gjitha forcat në sulm për të barazuar, vjen dhe goli i tretë nga Hernanes, pas një gjuajtje nga goditje dënimi dhe mbyll ndeshjen në 3-1.
Lazio pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e 30 pikëve, aq sa Milani i vendit të parë, por kuqezinjtë kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Interi me këtë humbje ngelet në kuotën e 23 pikëve, 7 më pak se Milani dhe Lazio të vendit të parë, diferencë kjo që mund të shkojë në 10 pikë nëse Milani fiton ndeshjen e tij.