Kosova nuk e ka pasur aq lehtë të bëhet anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa tash, për shkak të situatës politike dhe fushatës zgjedhore, rrezikon keqësimin e raporteve me këtë organizatë dhe si rrjedhojë edhe ndihmën financiare makroekonomike që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën.
Burimet nga BE-ja i kanë thënë “Kohës Ditore” se tashmë janë të njoftuar me premtimet e mëdha që po jepen në fushatën zgjedhore në Kosovë, për realizimin e të cilave Kosova nuk ka mjete, por nuk duan të prononcohen publikisht rreth kësaj, duke mos dashur të përziheshin në fushatën zgjedhore