Ministrja spanjolle e Ekonomisë, Elena Salgado, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se Spanja nuk do të bëjë kërkesë për ndihmë nga Bashkimi Evropian si Greqia dhe Irlanda. Spanja ndodhet nën presion të vazhdueshëm për shkak të tregjeve që vazhdojnë të jenë mosbesuese në qëndrueshmërinë e saj financiere dhe kapacitetin për të kapërcyer këtë moment të vështirë ekonomik
Muaj më para Greqisë iu akorduan 110 miliardë euro ndihma për të lënë pas krizën buxhetore, teksa vetëm pak javë më parë, Bashkimi Evropian, Banka qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i akorduan Irlandës 85 miliardë euro për të njëjtën arsye.