WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
ReGister Nese Sje i regjistrumm

nga : HackeR-Besart
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
ReGister Nese Sje i regjistrumm

nga : HackeR-Besart
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

WwW.AlbaNiaN-Boys.tk


 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shqipëria inkurajon dialogun ndërshqiptar në Maqedoni

Shko poshtë 
AutoriMesazh
HackeR-Besart
Administrator
Administrator
HackeR-Besart


Numri i postimeve : 113
Web Page : 335
Join date : 13/11/2010
Age : 28

Shqipëria inkurajon dialogun ndërshqiptar në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Shqipëria inkurajon dialogun ndërshqiptar në Maqedoni   Shqipëria inkurajon dialogun ndërshqiptar në Maqedoni EmptyFri Dec 31, 2010 5:30 pm

Në një intervistë për “Lajm”, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, flet për marrëdhëniet mes dy shteteve, projektet e rëndësishme që do t’i realizojnë në bashkëpunim me shtetin fqinj, prioritetet e bashkëpunimit për vitin e ardhshëm, për marrëdhëniet mes partive politike shqiptare në Maqedoni, etj. Sipas tij, vendi i partive është në parlament



LAJM: Nuk është hera e parë që tifozët maqedonas, djegin flamurin shqiptarë, ndërsa Shqipëria reagon sa për sy e faqe. Pse vepron kështu, nuk do që të prishet me fqinjin e saj, apo…?

Arben Çejku: Nëse i referoheni rastit të fundit, kur disa tifozë të klubit sportiv “Rabotnicki” ekspozuan të grisur flamurin tonë, ne tashmë e kemi dhënë përgjigjen tonë. Këtë e kemi konsideruar si një rast të izoluar, që gjithsesi nuk duhet të përsëritet në të ardhmen nga askush. Ekstremizmi kudo që të shfaqet dhe nga kushdo që të promovohet duhet dënuar. Unë mendoj se reagimi institucional ishte i mjaftueshëm për këtë rast dhe ai nuk erdhi vetëm nga Shqipëria, por edhe nga përfaqësues politik e shoqëror në Maqedoni. Natyrisht, ne jemi të interesuar dhe çdo ditë punojmë për marrëdhënie shumë të mira fqinjësore me Maqedoninë. Shqipëria dhe Maqedonia kanë tashmë një traditë të shëndoshë të marrëdhënieve të mira dhe kjo është në dobi të qytetarëve tanë, në dobi të rajonit dhe perspektivës së përbashkët euro-atlantike.



LAJM: Pse s’po realizohet vizita e Kryeministrit Sali Berisha në Shkup, pasi ishte paraparë që të ndodhte në qershor, por edhe pas 6 muajsh asgjë. Kur do ta vizitojë Shkupin Kryeministri Berisha?

Arben Çejku: Siç e dini, jo vetëm Kryeministri, por në përgjithësi Shqipëria, në vitin 2010 ka patur një agjendë të ngjeshur pune, angazhimi dhe përpjekjesh për të realizuar disa objektiva madhore për vendin. Brenda një kohe të shkurtër, falë punës dhe përkushtimit institucional, Shqipëria mori besimin e Brukselit për liberalizimin e vizave dhe, që nga data 15 dhjetor 2010 shtetasit shqiptar që posedojnë pasaporta biometrike kanë nisur lëvizjen e lirë drejt hapësirës Schengen. Ko ishte një nga arritjet më të mëdha pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Por nga ana tjetër, administrata jonë qe mjaft e preokupuar në plotësimin e Pyetësorit të BE-së, që u dorëzua në kohë rekord.

Këto dy muajt e fundit, Kryeministri dhe gjithë shteti është angazhuar plotësisht për të përballuar situatën e vështirë të përmbytjeve, kryesisht në Shkodër.

Por gjatë këtij viti, pavarësisht se Kryeministri Sali Berisha nuk erdhi në Shkup, përsëri kujtoj se ai ka patur një seri takimesh miqësore me Kryeministrin Nikola Gruevski në forume të ndryshme ndërkombëtare.







LAJM: Ç’prisni prej vitit 2011, cilat sfera do të avancohen më shumë në bashkëpunimin me Maqedoninë?

Arben Çejku: Në fakt, gjatë kësaj periudhe, të dyja palët kemi identifikuar një hapësirë të pambushur plotësisht në marrëdhëniet tona për sa i përket bashkëpunimit ekonomik, atij arsimor dhe kulturor. Besoj se në vitin 2011 një punë më të madhe do të bëjmë në drejtim të inkurajimit, nxitjes dhe ndihmesës për biznesin privat që të afrohet më shumë. Ekziston një bazë e shëndoshë juridike (marrëveshjet ndërshtetërore) për të realizuar një bashkëpunim ekonomik të mirë, por megjithatë, ende duhet punë për të afruar komunitetin e biznesit të të dyja vendeve me qëllim që ata të koordinojnë më mirë në dobi të kompanive të tyre, por edhe në dobi të dy vendeve tona.

Kur përmend bashkëpunimin në fushën e arsimit, nuk kam këtu parasysh vetëm bashkëpunimin tash të vendosur mes universiteteve shqiptare në Maqedoni dhe atyre në Shqipëri, por më shumë se kaq, kam në vëmendje afrimin e universiteteve maqedonase me ato të Shqipërisë. Afrimi në bashkëpunim i botës akademike, intelektuale dhe brezit të ri të studentëve janë një ndihmë e madhe për evropianizimin e rajonit tonë.

Po ashtu edhe në fushën e kulturës dy vendet tona duhet të rrisin bashkëpunimin. Dhe unë besoj se gjatë 2011 do të kemi hapa konkretë në këtë drejtim.



LAJM: Çfarë planifikon të bëjë Shqipëria që të rrisë numrin e turistëve për vitin 2011?

Arben Çejku: Në fakt ne kemi pritur një numër të madh të turistëve gjatë vitit 2010, rreth 3 milionë turistë. Jam i lumtur të them se një përqindje mjaft të madhe e përbëjnë turistët e etnitetit maqedonas dhe sigurisht edhe shqiptarët nga Maqedonia. Qeveria shqiptare, në vendimet e fundit që ka marrë është fokusuar jo thjeshtë në rritjen e numrit të turistëve, sepse ne parashikojmë që ky numër tashmë sa vjen e rritet, por ajo do të investojë gjatë vitit në vazhdim për modernizimin e kushteve të pritjes, trajtimit dhe përcjelljes së turistëve. Po ashtu në fokus, përveç kushteve higjieno-sanitare dhe standardizimit të rrjetit të hotelerive, në bashkëpunim me operatorët privat të turizmit, qeveria ka ndërmarrë një seri masazh për standardizimin dhe modernizimin e turizmit në Shqipëri. Qëllimi është që ky sektor i ri i ekonomisë shqiptare të mos i lihet spontanitetit, por të zhvillohet duke patur parasysh një perspektivë më të mirë për turizmin e Shqipërisë.

Lidhur me fushatat promovuese për rritjen e numrit të turistëve, mund të kujtoj se mediat, agjencitë, gazetat, revistat dhe institucionet më prestigjioze botërore të turizmit e kanë vënë Shqipërinë në krye të listës së vendeve si destinacion për turizmin në vitin 2011. Ky vlerësim na nderon, por njëkohësisht edhe na obligon në drejtim të modernizimit të kushteve për turizmin.



LAJM: Projekti i Rrugës së Arbrit, a keni biseduar edhe me Maqedoninë për këtë rrugë, a është shtruar në bisedime ndonjëherë ky projekt?

Arben Çejku: Nuk është vetëm “Rruga e Arbrit” projekti i vetëm që është biseduar me qeverinë e Maqedonisë, por ne si dy vende fqinje, kemi biseduar dhe koordinojmë edhe për shumë projekte të tjera të infrastrukturës rrugore dhe energjetike. Aktualisht, Shqipëria po punon në “Rrugën e Arbrit” dhe kemi informacion se edhe Maqedonia ka bërë studimin e fizibilitetit për pjesën vijuese të kësaj rruge nga Dibra në drejtim të Gostivarit. Po ashtu, si pjesë plotësuese të Korridorit VIII, ne shohim edhe lidhjen me hekurudhë nga Pogradeci deri në Kërçovë. Lidhja hekurudhore do të ndihmonte jashtëzakonisht shumë ekonomitë e dy vendeve tona dhe rajonin.

Tjetër projekt është ndërtimi i Linjës së Tensionit të Lartë Elbasan – Shkup, njëjtë siç po e ndërtojmë me Malin e Zi dhe me Kosovën.

Sigurisht për këto dhe projekte të tjera zhvilluese jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe në koordinim intensiv dhe besoj se në vitin 2011 do të shihni hapa konkret të ndërmarrë nga pala maqedonase në përmbushje të projekteve që përmenda.



LAJM: Sa mundet të ndihmojë Shqipëria në uljen e tensioneve mes partive politike shqiptare në Maqedoni? A duhet ta ashpërsojë tonin në këtë drejtim?

Arben Çejku: Shqipëria respekton legjitimitetin e përfaqësimit. Kjo do të thotë se ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me të gjithë ata që zgjidhen me votën e lirë, qoftë në garat brenda partiake, qoftë në garat elektorale nacionale për nivelin lokal apo qendror. Partitë politike shqiptare në Maqedoni janë institucione mjaft të rëndësishme dhe si të tilla besoj se kanë hapësirë të mjaftueshme demokratike për të vepruar dhe për të përmbushur kërkesat e mbështetësve të tyre, qoftë kur janë në pushtet apo në opozitë. Ne nuk mund të diktojmë programe, praktika, sjellje apo platforma për partitë shqiptare. Shqipëria mban një dialog konstant me të gjithë dhe nuk dikton nga pozitat e paternalizmit. Takimi i fundit që ministri ynë i Jashtëm, zoti Edmond Haxhinasto zhvilloi në ambasadë me tre liderët politikë, zotin Ahmeti, zotin Thaçi dhe zotin Selmani, mendoj se ishte një mbështetje dhe inkurajim për fillimin e dialogut ndërpartiak brendashqiptar këtu në Maqedoni.



LAJM: A ka provuar ndonjëherë Shteti amë, Shqipëria që liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni t’i ulë në një tavolinë dhe bashkërisht të diskutojnë për pozitat e shqiptarëve në Maqedoni?

Arben Çejku: E thashë se Shqipëria është në kontakt dhe bashkëpunim vëllazëror me të gjithë liderët e partive parlamentare dhe jo parlamentare shqiptare këtu në Maqedoni.



LAJM: Sa mund të ndikojë Raporti i Dik Martit, në proceset integruese të Shqipërisë dhe Kosovës?

Arben Çejku: Unë besoj se deri tani, i ashtuquajturi raport i Dick Marty, ka marrë një përgjigje të mjaftueshme, për sa i përket Tiranës zyrtare. Të gjithë faktorët politikë dhe institucional, në unison, pavarësisht dallimeve partiake, kanë hedhur poshtë këtë raport, duke e konsideruar atë një radhitje shpifjesh propagandistike antishqiptare pa asnjë fakt. Natyrisht, qeveria jonë ka ftuar Gjykatën e Hagës të risjellë hetuesit e saj për të hetuar pretendimet e Marty, sepse ne jemi të bindur se ky raport mbështetet mbi trillime dhe sigurisht synon të godasë imazhin e ri pozitiv të shqiptarëve të shekullit 21.

Ky raport nuk do të ndikojë aspak në procesin integrues të vendit tonë, sepse ne po vazhdojmë reformat tona për të merituar shumë shpejt statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe do të progresojmë akoma më shumë në hapa të tjerë të këtij procesi jetik për vendit. Pas anëtarësimit në NATO, pas liberalizimit të vizave, sfida e radhës mbetet anëtarësimi në BE. Ecuria e deritanishme e lëvizjes së lirë, na bën optimistë se gjatë vitit 2011 do të shënojmë hapa të rinj progresiv në drejtim të BE.

Natyrisht, siç e ka theksuar edhe Ministri Haxhinasto, në vitin në vazhdim diplomacia jonë do të merret seriozisht me raportin e Dick Marty, sepse ai në fakt synon të godasë shtetin e ri të Kosovës dhe të dëmtojë imazhin e saj në botë. Ju e dini se një nga objektivat e diplomacisë sonë është të ndihmojë në lobimin për shtimin e njohjeve për Kosovën. Tashmë ky objektiv merr në konsideratë edhe këtë zhvillim regresiv që proklamoi Dick Marty.

Nëpërmjet rrugëve tona institucionale, përfshi edhe prezencën tonë në Këshillin e Evropës dhe më gjerë, do të vijojmë reagimet tona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albanian-boys.tk
 
Shqipëria inkurajon dialogun ndërshqiptar në Maqedoni
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» “Shqipëria e madhe do të destabilizojë Ballkanin”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk :: LAJME :: Lajme-
Kërce tek: