Mbrëmje yjesh në Madrid
Iker Kasillas dhe Lusi Figo organizuan një ndeshje kontrolluese në futboll në palestër, duke grumbulluar 70 mijë euro, të cilat do tu dedikohen fëmijëve në nevojë. Në ekipet e dy yjeve luajtën emra të njohur në mesin e të cilëve Butragenjo, Zidan, Miçel, Guti, Granero dhe shumë të tjerë. Edhe pse rezultati ishte në plan të dytë, në fund fitorja i takoi ekipit të Figos me rezultatin 5:4, ndërsa mbi 7 000 shikues mbetën të kënaqur me mjeshtëritë e Zidanit, dy golat e Gutit si dhe shumë momente tjera që krijuan spektakël të vërtetë. Është interesant fakti se nga tribuna takimin së bashku e ndoqën portieri i Atletiko Madridit De Gea dhe sulmuesi i Bilbaos Lorente. Ky i fundit përflitet me një kalim të mundshëm në taborin e Real Madridit