Rezultat interesant i një hulumtimi të bërë nga kompania Nielsen. Objekti i hulumtimit ishte se cilën pajisje teknike e dëshirojnë për dhuratë të fundvitit, fëmijët në SHBA me moshë prej 6 deri në 12 vjeç.
Vendin e parë në mesin e 17 pajisjeve të ofruara e zuri iPad të cilin e dëshiruan 31 për qind e fëmijëve.
Vendin e dytë e mban iPod Touch me 29 për qind, derisa konsola e dorës për lojëra e Nintendos DS doli e katërta me 25 për qind të fëmijëve amerikan të cilët e dëshiruan për festat e fundvitit.
Pajisje elektronike më e pa-popullarizuar në hulumtimin e Nielsenit në mesin e fëmijëve amerikan është lexuesi i librave elektronik të cilin e dëshiruan vetëm 11% e fëmijëve.