Barcelona në sitin e saj zyrtar e bëri publike itenerarin e përgatitjeve për vitit e ardhshëm. Verën e 2011-tës, kampioni I actual spanjoll do të qëndrojë në SHBA, Kroaci dhe Gjermani. Sipas itenerarit të publikuar Barcelona më 30 korrik do të qëndrojë në Uashingotn ku do të zhvillojë një ndeshje kontrolluese me Manchester United, ndërsa më 3. Gusht në Miami do të përballet me Milanin. Tre ditë më vonë në Dallas do të luaj kundër ekipit America ( Meksiko). Para kësaj “katalonasit” do të jenë mysafir të Hajdukut në Split dhe dy ndeshje kontrolluese do ti zhvillonin në turneun që do të zhvillohet në Munich. Në Barcelonë, besojnë se nga turneu verror do të përfitojnë reth tetë milion dollarë.