Ne duhej të japim shumë mund për të fituar këtu. E para, do të doja të them se ky është viti i tretë që e kemi kaluar fazën e grupeve si fitues të grupit një ndeshje më herët. Përballjet si ajo kundër Copenhagen dhe Rubin Kazan kanë qenë shumë kërkuese. Ne sigurisht nuk jemi një ekip i pamposhtur".
"Sa i takon ndeshjes së sotme, jam ca i zhgënjyer me disa gjëra, si kur e humbëm posedimin, por ne e kontrolluam mirë ndeshjen përveç kur Cisse pati shansin e tij. Kjo mund të kishte ndryshuar kahen nëse Victor Valdes nuk do ta kishte mbrojtur; ai vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit", ka thënë Guardiola.