Zërat për pezullimin e tij nuk e prekin. Benitez ka vetëm një objektiv. “Gjithnjë kam qënë i qetë”, ka thënë Benitez nga Abu Dhabi në konferencën e parë zyrtare për shtyp nga kupa e botës për klube. “Flitet për shumë zëvendësues të mitë, por trajneri i Interit jam unë. Dua të fitoj dhe jam i sigurtë që do ta bëj dhe do të jem këtu edhe për shumë kohë. Kam folur me Morattin si përpara edhe pas ndeshjes me Bremenin dhe ai ka kuptuar gjithçka. E dinte gjendjen dhe për mua kjo mjafton”, ka thënë Benitez