Barcelona shpartallon Sociedadin me rezultatin e thellë 5-0. Ka qënë Viila në minutën e 9 ai që ka zhbllokuar rezultatin dhe ka nisur festën. Iniesta ka dyfishuar pas një aksioni të bukur në minutën e 33 dhe pjesa e parë përfundon me rezultatin 2-0.
I njëjti aksion spektakolar përsëritet edhe dy minuta pasi të fillonte pjesa e dytë por kësaj rradhe është Messi ai që shënon.
Messi shënon sërish në minutën e 87 dhe për ta mbyllur këtë takim ka menduar Bojan i cili në minutën e 90 ka shënuar edhe golin e pestë dhe duke mbyllur takimin.